Politikë
Seanca e re plenare të enjten: Ministri Vitia përballet me interpelancë në Kuvend
Reklamë e Sponsorizuar
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet në seancën e ardhshme plenare ditën e enjte, ka njoftuar kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Nagavci bëri të ditur se agjenda e kësaj dite, përveç procedurave të zakonshme të pyetjeve parlamentare dhe deklarimeve jashtë rendit të ditës, do të përfshijë edhe interpelancën e thirrur për ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
Po ashtu, gjatë kësaj seance legjislative do të shqyrtohen katër marrëveshje ndërkombëtare të fushës së drejtësisë, të cilat kanë marrë më parë dritën jeshile në Komisionin për Legjislacion.
“Janë katër marrëveshje nga fusha e drejtësisë. Pas këtyre katër marrëveshjeve ndërkombëtare është edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe pastaj edhe mocioni përmbajtësor në lidhje me trajtimin e çështjes së energjisë”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se kërkesa për këtë interpelancë ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ishte iniciuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari. Ajo kishte kërkuar llogaridhënie lidhur me mungesën e barnave në sistemin shëndetësor, duke marrë shkas rastin tragjik të vdekjes së një pacienteje me kancer gjiri.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: