Politikë
Nis edicioni i Forumit të Paqes në Paris, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Kurti
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ngjarje kjo dy-ditore që hap punimet e saj sot.
Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë së Kosovës, kreu i ekzekutivit ka disa ditë që ka udhëtuar drejt shtetit francez. Përveç angazhimeve në punimet e forumit, ai do të jetë i pranishëm edhe në darkën solemne të shtruar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
Forumi i Paqes në Paris mbledh çdo vit liderë botërorë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe figura të shquara për të diskutuar mbi sfidat aktuale globale dhe promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: