Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Valë e re protestash në Francë: Qindra mijëra qytetarë mbushin rrugët kundër rritjes së kostos së jetesës

Redaksia Lajmetereja • 09-11-2026 09:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Valë e re protestash në Francë: Qindra mijëra qytetarë mbushin rrugët kundër rritjes së kostos së jetesës
Valët e pakënaqësisë shoqërore vazhdojnë të përfshijnë Francën, ku dhjetëra mijëra protestues janë derdhur sërish në rrugët e vendit gjatë fundjavës. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Brendshme franceze, vetëm gjatë ditës së shtunë në demonstrata u përfshinë rreth 146 mijë persona. Megjithatë, organizatorët – të përbërë nga sindikatat dhe grupet studentore – pretendojnë për një pjesëmarrje shumë më të lartë, duke e çuar numrin e manifestuesve në afro 250 mijë. Kjo valë e fundit shënon një rënie të lehtë në krahasim me javën e kaluar, kur shifrat e pjesëmarrjes luhateshin nga 320 mijë deri në 500 mijë protestues, ndërkohë që qindra mijëra të tjerë kishin marshuar edhe të enjten e kaluar. Kjo ishte e shtuna e katërt radhazi që vendi përballet me tubime masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe problemeve të akumuluara në sistemin arsimor. Ndonëse fryma e përgjithshme e demonstratave ishte paqësore, nuk munguan incidentet e izoluara ku disa pjesëmarrës hodhën objekte drejt forcave të rendit. Ndaj këtyre veprimeve, policia u përgjigj me gaz lotsjellës. Sipas bilancit të Ministrisë së Brendshme, deri në orën 19:00 u konfirmuan të paktën 360 të arrestuar në shkallë vendi, me sqarimin se këtë herë kishte më pak organizime sindikale të regjistruara zyrtarisht. Në kryeqytetin francez, marshimi kryesor nisi nga sheshi "Place de la République" me një prani mjaft të lartë të nxënësve dhe studentëve. Përfaqësuesja e studentëve, Sabrine Harbach, deklaroi për agjencinë e lajmeve AFP se "sot është thelbësore të vazhdojmë presionin". Ndërkohë, pranë rezidencës presidenciale në "Place de la Concorde", forcat e sigurisë ndërhyjnë për të penguar një tubim të ndaluar të lëvizjes "Jelekët e Verdhë". Policia shpërndau rreth njëqind mbështetës, ndaloi dy përfaqësues të tyre dhe vendosi gjoba prej 135 eurosh për dhjetëra persona. Për të garantuar rendin, Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, kishte urdhëruar angazhimin e rreth 70.000 pjesëtarëve të forcave të sigurisë, të mbështetur nga mjete të blinduara dhe topa uji, duke paralajmëruar masa strikte ndaj çdo akti dhune apo plaçkitjeje. Nga ana tjetër, Kryeministri Sébastien Le Corneille synon të zhvillojë të hënën një konferencë sociale me përfaqësuesit e sindikatave dhe punëdhënësve për të diskutuar mbi pagat dhe fuqinë blerëse, si dhe takime të veçanta me organizatat studentore. Pavarësisht ftesës për dialog nga qeveria, përfaqësuesi i sindikatës CGT, Vincent Gautron, nërmarrjen e negociatave nuk e sheh si arsyetim për të ndalur revoltën, duke u shprehur se "fakti që negociatat nisin të hënën nuk do të thotë se mobilizimi duhet të ndalet". Sindikatat e arsimit tashmë kanë bërë thirrje për një ditë tjetër greve dhe proteste të martën, ndërsa tetë sindikatat më të mëdha në vend pritet të vendosin për hapat e mëtejshëm gjatë një takimi të përbashkët të hënën në mbrëmje.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar