Sport
Tensione dhe përplasje verbale pas përfundimit të sfidës në Korçë mes Skënderbeut dhe Dinamos
Reklamë e Sponsorizuar
Përballja e zhvilluar në stadiumin e Korçës mes Skënderbeut dhe Dinamos është mbyllur me situata të tensionuara në fushën e blertë, menjëherë pas vërshëllimës përfundimtare të gjyqtarit.
Ndërkohë që skuadra vendase po festonte fitoren e rëndësishme me rezultatin e pastër 2-0, lojtarët e Dinamos kanë lënë fushën e lojës nën një atmosferë të rënduar dhe dukshëm të acaruar nga epilogu i takimit.
Një moment i tillë është reflektuar qartë te reagimi i kapitenit të kryeqytetasve, Bruno Dita. Ky i fundit, i cili dikur ka mbajtur veshur fanellën e korçarëve në vitet e arta të drejtimit nga trajneri Ilir Dajë, kur ekipi shkëlqente edhe në arenën ndërkombëtare, nuk i ka pëajtuar provokimet nga tribuna.
Teksa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, Dita është përfshirë në një replikë të ashpër verbale me disa prej personave që ndodheshin në shkallët e stadiumit dhe e kishin ngacmuar, duke sjellë tensione të mëtejshme në mbyllje të kësaj sfide.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: