Aktuale
Bllokim i hekurudhave: Trainkos paralajmëron ndalimin e qarkullimit të trenave për shkak të grevës
Reklamë e Sponsorizuar
Ndërmarrja Publike Trainkos ka bërë të ditur se qarkullimi i trenave anembanë vendit do të pezullohet ditën e nesërme, si pasojë e një greve të paralajmëruar.
Sipas njoftimit zyrtar, linja e parë që niset nga kryeqyteti në orën 07:50 do ta përfundojë udhëtimin e saj në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 do të ndërpriten shërbimet e infrastrukturës për operatorët.
“Ndërmarrja Publike Trainkos Sh.A. njofton udhëtarët se, bazuar në njoftimet për grevë të organizatave sindikale të Infrakos (menaxheri i infrastrukturës), më 9 nëntor 2026 mund të ketë ndryshime në qarkullimin e trenave: – Treni nr. 4201, i cili niset nga Prishtina në orën 07:50, do të ndërpresë qarkullimin në Fushë Kosovë, pasi në orën 08:00 Infrakos ndalon ofrimin e shërbimeve ndaj nesh si klient i tyre. – Pas këtij treni, për shkak të ndërprerjes së shërbimeve infrastrukturore, të gjithë trenat e tjerë do të pushojnë së qarkulluari deri në normalizimin e situatës”, theksohet në komunikatë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: