Kronikë
I 50-vjeçari shqiptar kapet mat duke shkelur masën e sigurisë, nga arresti shtëpiak përfundon prapa grilave në Itali
Reklamë e Sponsorizuar
Një shtetas shqiptar rreth të 50-a është vënë në pranga nga autoritetet italiane, pasi u kap duke mbajtur një sasi lënde narkotike me qëllim shitjen e saj në zonën e Velletrit në Romë.
I dyshuari, i cili nuk ishte një emër i panjohur për strukturat e rendit në Itali, po vuante masën e sigurisë të arrestit shtëpiak në kohën kur u konstatua në shkelje të rregullave.
Ndërhyrja e forcave të policisë u finalizua në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit, në kuadër të kontrolleve të rregullta dhe të papritura ndaj personave që ndodhen nën masa kufizuese të lirisë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, efektivët e policisë zbuluan dhe sekuestruan një sasi prej 55 gramë lëndë të dyshuar narkotike.
Krahas lëndës narkotike, autoritetet bënë të mundur edhe sekuestrimin e një peshoreje elektronike dhe mjeteve të tjera të përdorura për ndarjen dhe paketimin e dozave gati për tregtim me pakicë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: