Sport
Fenerbahçe triumfon thellë ndaj skuadrës së Ramadanit, Muriqi luan në gjysmëorën e fundit
Reklamë e Sponsorizuar
Fenerbahçe ka regjistruar një fitore mjaft bindëse në elitën e futbollit turk, duke mposhtur Çorumin e Ylber Ramadanit me shifrat e thella 5:0, në kuadër të javës së 11-të të kampionatit.
Në këtë përballje, mesfushori kuqezi Ylber Ramadani e nisi sfidën nga minuta e parë për skuadrën e tij, ndërsa nga ana tjetër, sulmuesi i njohur kosovar Vedat Muriqi u hodh në fushë në minutën e 57-të, duke u aktivizuar për 33 minutat e fundit të takimit me fanellën e Fenerbahçes.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, duke zhbllokuar shifrat qysh në minutën e 12-të përmes Greenwood, i cili kaloi gjigantin turk në epërsi 1:0.
Formacioni i Fenerbahçes thelloi epërsinë vetëm nëntë minuta më vonë, kur Kahveci u tregua i saktë për 2:0.
I njëjti lojtar e nisi pjesën e dytë me gol, duke shënuar në minutën e 56-të për 3:0, kurse gjashtë minuta më vonë, në minutën e 63-të, Greenwood realizoi golin e tij të dytë personal dhe të katërtin për skuadrën.
Epilogu i këtij takimi u vulos në minutën e 74-t, kur Aydin shënoi për rezultatin përfundimtar 5:0.
Pas këtij rezultati, Fenerbahçe ngjitet në kuotën e 19 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e pestë, ndërkohë që Çorumi i Ylber Ramadanit mbetet në kuotën e 16 pikëve, në vendin e nëntë të renditjes tabelore.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: