Kronikë
Ngjarje e pazakontë në Gjermani: Autobusi përplaset me një deve që kishte dalë në mes të rrugës
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i papritur dhe aspak i zakonshëm ka ndodhur në juglindje të Mynihut, ku një autobus është përplasur me një deve e cila kishte dalë papritur në qarkullim rrugor në zonën e Riederingut, sipas njoftimit zyrtar të policisë.
Ngjarja ka zanafillën mëngjesin e së shtunës, kur tri deve kanë arritur të largohen nga hapësira e tyre e rrethuar e kullotës dhe kanë dalë në asfalt. Rreth orës 08:00 të mëngjesit, automjeti i transportit publik është përplasur fuqishëm me njërën prej tyre.
Pavarësisht goditjes, kafsha ka shpëtuar pa lëndime dhe pas ngjarjes i është dorëzuar sërish pronarëve të saj, të cilët drejtojnë një kompani të organizimit të panaireve shëtitëse.
Si pasojë e përplasjes, autobusi ka pësuar dëme materiale, konkretisht thyerje të xhamit të parë dhe dëmtim të pasqyrës anësore, me dëmet e llogaritura në vlerën e rreth 500 eurove.
Sipas hetimeve paraprake të autoriteve policore, kafshët ekzotike kanë mundur të arratisen pasi gardhi elektrik i vendosur rreth kullotës nuk kishte qenë i instaluar në përputhje me rregullat e duhura teknike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: