Kronikë
Pamje dramatike në Trudë: Vetura rrokulliset në rrugë pas shpejtësisë së lartë
Reklamë e Sponsorizuar
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Trudë të Podujevës, ku një automjet është përmbysur plotësisht si pasojë e lëvizjes me ritme të larta.
Ngjarja është kapur e plotë në video, ndërsa pamjet e siguruara shfaqin qartë momentin kritik kur drejtuesi humbet kontrollin mbi mjetin dhe ai përfundon duke u rrokullisur në rrugë.
Sipas informacioneve të siguruara, incidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë zhvillimit të një gare ilegale shpejtësie mes automjeteve në atë zonë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: