Sport
Këshilla e fortë e De Zerbit për talentet: Fshini rrjetet sociale dhe kushtojuni vetëm fushës
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i njohur italian, Roberto De Zerbi, ka ndarë një mesazh të qartë dhe direkt për futbollistët e rinj, duke i ftuar ata që të heqin dorë nga rrjetet sociale dhe t'i përkushtohen me mish e me shpirt rrugëtimit të lor profesional në sport.
"Lojtarët e rinj duhet t’i fshijnë rrjetet sociale. Duhet të punojnë shumë dhe të fokusohen te karriera e tyre, te futbolli", ka theksuar ai gjatë deklaratës së tij.
Më tej, strategu italian ka shpjeguar se prania në këto platforma mund të rezultojë tejet e dëmshme për sportistët, për shkak të luhatjeve të vazhdueshme të opinionit publik, i cili ndryshon qëndrim menjëherë pas çdo ndeshjeje.
"Nëse i shikon rrjetet sociale, një ditë je futbollist i nivelit të lartë, ndërsa të nesërmen thuhet se nuk di të luash futboll. Kjo nuk është e shëndetshme", përfundoi De Zerbi.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: