Kronikë
Operacion i suksesshëm: Pas mbi një viti nën ujë, nxirret vetura e fundosur në liqenin e Ujmanit
Reklamë e Sponsorizuar
Policia e Kosovës, në bashkërdhim me autoritetet e tjera shtetërore dhe Klubin e Zhytjes “Trepça”, ka ndërmarrë një aksion të përbashkët për nxjerrjen e një makine që kishte mbetur e zhytur në liqenin e Ujmanit.
Ndërhyrja ka nisur rreth orës 10:00 të paradites, ndërsa falë angazhimit të ekipeve, automjeti është lokalizuar dhe nxjerrë me sukses nga thellësitë e liqenit rreth orës 12:40.
Në këtë operacion kompleks kanë dhënë kontributin e tyre njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës, ajo e Kërkim-Shpëtimit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, si dhe zhytësit nga Klubi “Trepça”.
Autoritetet policore kanë bërë të ditur se ndërhyrja u bë e mundur pas rënies së nivelit të ujit në liqen, duke shërbyer njëkohësisht edhe si një sesion praktik trajnimi për efektivët e policisë dhe përfaqësuesit e institucioneve të tjera pjesëmarrëse.
Në njoftimin e policiei thuhet se rasti ishte denoncuar fillimisht më 14 tetor 2025 nga një qytetar, i cili kishte lajmëruar se automjeti i tij, i parkuar pranë bregut të Ujmanit, kishte përfunduar në ujë në rrethana ende të paqarta.
Pas përfundimit me sukses të aksionit dhe nxjerrjes në breg, automjeti i është kthyer zyrtarisht pronarit të tij.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: