Sport
Drita ngec në Skenderaj, Drenica i rrëmben një pikë të artë kampionit në fuqi
Reklamë e Sponsorizuar
Përfaqësuesja e Drenicës ka shfaqur paraqitje të fortë duke frenuar skuadrën kampione në fuqi, Dritën e Gjilanit, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”.
Në takimin e vlefshëm për javën e 13-të të elitës së futbollit kosovar, kuqezinjtë dhe gjilanasit kanë ndarë nga një pikë, pas një barazimi me rezultatin 1:1.
Mysafirët patën start më të mirë të ndeshjes dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 16-të, falë një goli të shënuar nga mesfushori Albert Dabiqaj.
Megjithatë, skuadra vendase tregoi karakter të lartë duke barazuar shifrat në minutën e 25-të me anë të Genc Hamitit, i cili vendosi rezultatin përfundimtar të këtij ballafaqimi.
Pas këtij rezultati, Drita zë pozitën e tretë në tabelë me gjithsej 24 pikë të grumbulluara, ndërsa Drenica pozicionohet në vendin e tetë me 12 pikë në llogarinë e saj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: