Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Manchester United synon përforcimin e krahut të majtë, në shënjestër talenti i Rennes

Redaksia Lajmetereja • 08-11-2026 11:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Manchester United synon përforcimin e krahut të majtë, në shënjestër talenti i Rennes
Manchester United ka shfaqur interesim konkret për mbrojtësin e majtë të Rennesit, Mahamadou Nagida, të cilin synon ta transferojë gjatë merkatos së dimrit në janar. Sipas informacioneve të siguruara nga media britanike, gjiganti anglez ka ndjekur me vëmendje paraqitjet e 21-vjeçarit kamerunas gjatë gjashtë javëve të fundit, ku skautët e klubit kanë sjellë raporte mjaft premtuese. Futbollisti i Kombëtares së Kamerunit ka rënë në sy të drejtuesve të “Djajve të Kuq”, të cilët janë në kërkim të alternativave për të freskuar repartin e prapavijës në krahun e majtë. Pasiguria rreth së ardhmes afatgjatë të Luke Shaw në “Old Trafford” ka shtyrë drejtuesit e klubit që të nisin punën për gjetjen e opsioneve të reja në këtë pozicion. Madje, nuk përjashtohet mundësia që Manchester United të ndërhyjë fuqishëm në treg, duke afruar një mbrojtës të majtë që në muajin janar dhe një tjetër gjatë afatit kalimtar të verës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar