Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Projeksioni për vazot e kualifikimeve për Euro 2028 – ku ndodhet Kosova momentalisht?

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 21:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Projeksioni për vazot e kualifikimeve për Euro 2028 – ku ndodhet Kosova momentalisht?
Kombëtarja e Kosovës mund të jetë pjesë e vazos së dytë në shortin për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2028, nëse përfundon kështu renditja në grupin B3 të Ligës së Kombeve. Në këtë vazo janë të pozicionuara Turqia, Serbia, Uellsi, Çekia, Zvicra, Suedia, Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Irlanda e Veriut dhe Skocia. Ndërkohë, në vazon e parë gjenden emra të mëdhenj si Spanja, Franca, Portugalia, Holanda, Anglia, Belgjika, Italia dhe Gjermania. [🔃 Changes in projected pots – 28 Sep] 📈 UP:🇧🇦 BiH from Pot 3 to Pot 2 📉 DOWN:🇵🇱 Poland from Pot 2 to Pot 3pic.twitter.com/Nh8bpeiuWM — Football Meets Data (@fmeetsdata)September 28, 2026 Në rast se kjo renditje konfirmohet, Kosova do të shmangte të gjitha kombëtaret e vazos së dytë në fazën e grupeve. Megjithatë, bëhet fjalë për vazo të projektuara, të cilat varen nga përfundimi i grupeve të Ligës së Kombeve. Kosova takimin e radhës e luan ndaj Izraelit, i cili është vendimtar për rrjedhën e grupit dhe fitorja është e domosdoshme. Kjo përballje luhet të enjten mbrëma në Debrecen të Hungarisë me fillim nga ora 20:45. Përveç Izraelit, Kosova është në grup edhe me Austrinë e Irlandën. Pas dy ndeshjeve të luajtura austriakët prijnë me gjashtë pikë, Kosova e Irlanda kanë nga tri kurse Izraeli është i fundit pa pikë. Kampanja e Ligës së Kombeve mbyllet në muajin nëntor.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar