Kronikë
Pranga një personi në kryeqytet: Policia i gjen armë zjarri dhe dhjetëra fishekë gjatë kontrollit
Reklamë e Sponsorizuar
Një operacion i Policisë së Kosovës në Prishtinë ka rezultuar me arrestimin e një personi, i cili dyshohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e 7 nëntorit, rreth orës 01:12, në rrugën “Ferid Curri”. Gjatë një kontrolli rutinor dhe verifikimit të të dyshuarit, uniformat blu kanë zbuluar dhe konfiskuar një armë zjarri të llojit pistoletë Glock, e cila ishte e pajisur me dy karikatorë dhe përmbante 27 fishekë.
Pas përfundimit të procedurave policore dhe inicimit të rastit zyrtar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, është kontaktuar prokurori i shtetit. Me vendim të këtij të fundit, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në qendrën e mbajtjes.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: