Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

“Jeta e saj meriton drejtësi” – Apeli prekës i vëllait të Erona Cakolit nga protesta në Prishtinë

Redaksia Lajmetereja • 07-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“Jeta e saj meriton drejtësi” – Apeli prekës i vëllait të Erona Cakolit nga protesta në Prishtinë
Në tubimin e organizuar sot në kryeqytet për të kërkuar drejtësi për gratë e vrara dhe llogaridhënie institucionale, mori pjesë edhe Drilon Cakoli, vëllai i ndjerës Erona Cakoli. Gjatë fjalës së tij, ai bëri publike pakënaqësinë e thellë të familjes lidhur me vendimin e gjykatës për ta dënuar me 24 vjet burgim autorin e vrasjes së motrës së jo. Edhe pse pranoi se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta kthejë atë mbrapsht, Cakoli theksoj se kujtimi dhe jeta e Eronës kërkojnë vendosjen e drejtësisë, ndërsa vuajtja e tyre familjare kërkon vëmendje dhe reflektim institucional. “Ne si familje nuk jemi të kënaqur me dënimin prej 24 vitesh burg. Për ne, asnjë dënim nuk mund ta kthejë Eronën, por besojmë se jeta e saj meriton drejtësi dhe se dhimbja e familjes sonë duhet të dëgjohet. Kërkojmë që drejtësia të vihet në vend dhe që rasti i saj të trajtohet me seriozitetin që meriton. Pas çdo viktime ka një familje, fëmijë që vuajnë, ëndrra të ndërprera dhe një dhimbje që zgjat gjithë jetën”, u shpreh ai para protestuesve. Kjo protestë vjen si vazhdimësi e valës së revoltave qytetare pas ngjarjes tragjike që tronditi opinionin publik me vrasjen e Arlinda Zekajt, përmes së cilës po kërkohet me ngulm që shteti të ofrojë siguri reale dhe mbrojtje të mirëfilltë për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar