Politikë
Tensione para Kryeministrisë: Thirrjet kundër Berishës dhe Ramës acarojnë demokratët në protestë
Reklamë e Sponsorizuar
Protesta e organizuar nga Partia Demokratike para selisë së Kryeministrisë është shoqëruar me incidentin e parë të shënuar gjatë tubimit të sotëm.
Mospajtimet kanë nisur në momentin kur një nga protestuesit ka lëshuar thirrje të drejtuara ndaj dy krerëve kryesorë politikë, duke brohoritur hapur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
Menjëherë pas këtij veprimi, situata është tensionuar. Pjesëmarrës të tjerë të pranishëm në tubim e kanë kundërshtuar ashpër, duke e sulmuar verbalisht dhe fizikisht me shpulla, ndërkohë që në vendngjarje është dashur edhe ndërhyrja e qytetarëve të tjerë për të qetësuar gjakrat.
Ky mbetet incidenti i parë i bërë publik gjatë zhvillimit të kësaj proteste të thirrur nga opozita përpara institucionit të Kryeministrisë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: