Kronikë
“Vlora Hyseni e gjeti shesh e bëri përshesh”/ Koka debat me Spahiun: E pe te Fiks Fare ça bënte Bela?
Reklamë e Sponsorizuar
“Top Story” ka diskutuar për hetimin ndaj Vlora Hysenit dhe SHISH, teksa gazetari Bledian Koka dhe juristi Kreshnik Spahiu kanë debatuar me njëri-tjetrin.
Kreshnik Spahiu: Mendoj që ishte një skenar i kryeministrit, duke deklaruar se do të vinte në aeroport dhe do të jepte një deklaratë, njerëzit prisnin. Ngriti pritshmëritë e publikut, faktorëve, se mund të shkonte në dorëheqje. Vetëm ata që donin dorëheqjen e kryeministrit. Rama, në subkoshiencën e vet, e ka të qartë, opozita parlamentare dhe ata që ka në bulevard i gjente të papërgatitur. Ata, aq sa e donin dorëheqjen e Ramës, aq edhe të papërgatitur ishin. Luajti me dobësinë. Ka përgjegjësi këtu. Vlora Hyseni është simboli i dështimit të dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, që nuk kanë mësuar ende se një shtet i fortë fillon nga shërbimi sekret. Atë e përzunë nga Kosova, e shkarkuan.
Kjo ka vetëm një meritë, që është shoqja e Hashim Thaçit. Gjermania një demokraci prej dekadash, shtet shekullor, Franca një nga demokracitë më të vjetra në Europë, Izraeli një nga vendet më të fuqishme në botë, asnjëherë në historinë e tyre nuk kanë pasur në krye të shërbimit informativ një grua. Po rendis fakte. Shërbimet më të forta në botë, rus, Mossad, spanjoll, edhe CIA amerikane ka pasur vetëm një herë një grua. E merr Kosova 30 vjeç dhe e vë në krye të SHISH.
Grida Duma: Kush e bëri faktor Egrys Agasin?
Kreshnik Spahiu: Ne po diskutojmë Vlorën Hyseni, jo Gysin.
Grida Duma: Ti sapo e bëre. The që Gysi të hodhi shtetin poshtë. Kush e bëri këtë me pushtet?
Grida Duma: Vetëm paraja e bëri këtë?
Kreshnik Spahiu: Paraja i dha pushtet, edhe politika e inkriminoi, të dyja.
Grida Duma: Kosova e shkarkoi, ti u kape me moshën.
Bledian Koka: Vlora Hyseni e gjeti shesh e bëri përshesh. Është një viktimë e sistemit. Futet në një sistem ku duhet të firmosësh për Gysin, për Belën. Kishte Fiks Fare një emision. Ministri i Energjitikës dhe gjithë linjës së energjitikës nuk marrin dot një person në punë. Si ka mundësi. Ti merresh me hormonet e një 29-vjeçareje. Aty ku e mbajte para 2013, aty është problemi, jo si ndryshoi pas 2013. Ti në 2013 ike jashtë u largove, ne që jetojmë çdo ditë këtu e kuptojmë.
Kreshnik Spahiu: Kosova e promovoi e para. Zv. shefe e SHISH-it e promovoi Kosova.
Grida Duma: Edi Rama e gjeti, ku e gjeti dhe e vendosi në shërbimet e saj. Pse, çfarë pati? Ne akoma nuk e dimë, sepse ndoshta janë sjellë me më përgjegjshmëri ata, e kanë shkarkuar dhe gjërat e shtetit nuk kanë dalë deri te arresti. Atje mund të jetë mbyllur kapaku, e kanë thënë: “Ne e shkarkuam.”
Kreshnik Spahiu: Shefat e SHISH-it në Kosovë dhe Shqipëri janë emëruar historikisht mbi një kriter, atë partiak.
Grida Duma: Çfarë do më thënë që fillon nga PDK-ja?
Kreshnik Spahiu: Shefat e shërbimit sekret në të dy shtetet janë preferenca partiake. E partisë, ishte Hashim Thaçi e PDK-ja.
Grida Duma: Ne e kemi marrë për parti.
Kreshnik Spahiu: Unë mendoj që po.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: