Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Tragjedia në Breshia: Gjykata vendos masën për 21-vjeçarin shqiptar që vrau nënën

Redaksia Lajmetereja • 07-11-2026 07:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Tragjedia në Breshia: Gjykata vendos masën për 21-vjeçarin shqiptar që vrau nënën
Gjykata e Breshias në Itali ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21-vjeçarin Eduart Xhani, i cili akuzohet për vrasjen makabre të nënës së tij, 39-vjeçares Meleqe Lusha. Pavarësisht vendimit të gjykatës, i riu nuk është dërguar në qeli, por po mbahet i shtruar në Spitalin Civil të Breshias nën mbikëqyrjen e rreptë të policisë, për të parandaluar çdo tentativë të mundshme për vetëdëmtim. Ngjarja tronditëse ndodhi më 3 nëntor në Chiari të Breshias, kur 21-vjeçari u dorëzua vetë në kazermën e karabinierëve në Kremona, duke rrëfyer se kishte privuar nga jeta nënën e tij një natë më parë. Pas njoftimit, autoritetet gjetën trupin e pajetë të 39-vjeçares në banesën ku ajo bashkëjetonte me të birin. Gjatë seancës së zhvilluar në repartin e Neuropsikiatrisë, përpara gjyqtarit Mauroernesto Macca, Eduart Xhani shpjegoi se mbrëmjen e 2 nëntorit kishte tentuar fillimisht t’i jepte fund jetës së tij. Ai pohoi se nuk ndihej pjesë e një bote që e konsideronte të padrejtë. Pasi plani për vetëvrasje dështoi, ai dyshohet se e goditi nënën e tij rreth dhjetë herë me thikë në zonën e kraharorit dhe barkut. Pas krimit të rëndë, i riu u largua nga vendngjarja me automjetin e tij tip Audi A1, për t’u dorëzuar në polici mëngjesin e ditës pasardhëse. Autopsia e kryer më 6 nëntor mbi trupin e viktimës pritet të hedhë dritë mbi detajet e sakta të plagëve, ndërsa autori nuk ka qenë në gjendje të ofrojë një motiv logjik për aktin e tij. Hetimet paraprake tregojnë se mes nënës dhe birit nuk kishte pasur konflikte të mëparshme. Eduart Xhani, i lindur në Itali, ishte zhvendosur së fundmi në Chiari bashkë me nënën e tij pas ndarjes së prindërve. Ai kishte punuar më herët si murator dhe së fundmi në një restorant të ushqimit të shpejtë në Rovato. Tashmë, procesi gjyqësor do të fokusohet te gjendja psikologjike e të riut dhe zbardhja e plotë e rrethanave të kësaj tragjedie familjare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar