Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Brohorimat për Mlladiq në ndeshjen Holandë-Serbi, Avokati i Hashim Thaçit ironizon: Holandezët kësaj herë qëndruan dhe fituan

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 18:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Brohorimat për Mlladiq në ndeshjen Holandë-Serbi, Avokati i Hashim Thaçit ironizon: Holandezët kësaj herë qëndruan dhe fituan
Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit ka shkruar në “X” për ndeshjen Holandë -Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiq. Misetic ka thënë se holandezët kësaj here qëndruan dhe fituam 2 me 1. Në këtë mënyrë avokati kroat ka aluduar në rastin e Srebrenicës ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli Mlladiq në vitin 1995 kanë masakruar 8 mijë meshkuj boshnjakë, ndërsa ushtarët holandezë në rolin e paqeruajtesve të OKB më të pakët në numër dhe me dobët të armatosur s’kanë mundur t’u ofrojnë mbrojtje. Misetic, derisa ka ndarë pamje në rrjetin “X”, shkroi: “Në ndeshjen e djeshme mes Holandës dhe Serbisë në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe autorit të gjenocidit, Ratko Mlladiç – duke pritur që holandezët të dorëzoheshin ashtu siç bënë në Srebrenicë në vitin 1995. Këtë herë, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan me rezultatin 2-1″.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar