Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 18:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
LeBron James prezantohet me fanellën e Philadelphia 76ers
LeBron James u prezantua zyrtarisht me fanellën e Philadelphia 76ers, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij në NBA. 41-vjeçari do ta zhvillojë sezonin e 24-të në ligë me klubin e tij të katërt, pas eksperiencave me Cleveland Cavaliers, Miami Heat dhe Los Angeles Lakers. “Ju e dini kush jam, apo jo?”, tha James me shaka në fillim të konferencës, ndërsa më pas deklaroi se është “super i emocionuar”për të luajtur në Philadelphia. James pranoi një ulje të konsiderueshme të pagës për t’iu bashkuar Sixers, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare prej rreth 8 milionë dollarësh. Ai tha se Philadelphia ishte zgjedhja e tij mes pesë skuadrave që kishte marrë në konsideratë. “Luksi i lojës time është se mund të bëj gjithçka. Fjalë për fjalë, mund të bëj gjithçka”, tha James, duke theksuar se dëshiron të sjellë përvojën e tij te skuadra. Një nga arsyet kryesore që e bindi të zgjedhë Philadelphia ishte edhe marrëdhënia e tij me Tyrese Maxey. James synon gjithashtu të ndihmojë Joel Embiid të fitojë titullin e parë të NBA-së.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar