Kronikë
Zbardhja e përgjegjësive për vrasjen e Arlinda Zekës: Komisioni parlamentar miraton sot buxhetin
Reklamë e Sponsorizuar
Komisioni Parlamentar Hetimor, i ngritur për të analizuar reagimin ose lëshimet e mundshme institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e përgjithshëm të dhunës ndaj fëmijëve e grave në familje, pritet të miratojë sot buxhetin e tij të punës.
Diskutimi dhe votimi për buxhetin e këtij komisioni është paraparë të zhvillohet duke filluar nga ora 14:00.
Ky hetim parlamentar vjen pas ngjarjes tragjike në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj u vra vetëm pak minuta pasi kishte bërë denoncimin e saj të fundit në Policinë e Kosovës për dhunën e ushtruar ndaj saj.
Sipas të dhënave zyrtare nga Prokuroria, dyshohet se e ndjera është goditur fatalisht me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S., i cili u arrestua nga organet e rendit më 27 tetor në Deçan.
Vrasja e saj ka prekur thellë opinionin publik, duke nxitur protesta të vazhdueshme dhe të përditshme në kryeqytet me thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: