Ekonomi
Mbështetje për familjet në nevojë në Podujevë: Sigurohen dru për ngrohje dhe pako ushqimore
Reklamë e Sponsorizuar
Një nismë humanitare ka lehtësuar gjendjen e 25 familjeve me gjendje të rënduar ekonomike në komunën e Podujevës. Në kuadër të këtij aksioni, familjet përfituese janë furnizuar me nga katër metra kub dru për ngrohje, si dhe me pako të ndryshme ushqimore për të përballuar nevojat bazë të muajve në vijim.
Ky projekt është realizuar falë bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës, organizatës “Sharjah Charity International” nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shoqatës “Shqiptarët për Shqiptarët”. Përzgjedhja e familjeve përfituese është bërë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, duke u bazuar në kriteret e nevojës, ndërkohë që mbështetja financiare është siguruar nga donatorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe, kurse shpërndarja në terren është koordinuar nga Shoqata “Shqiptarët për Shqiptarët”.
Në të njëjtën kohë, kjo nismë është zgjeruar edhe me pesë familje të tjera rezidente në lagjen “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilat janë ndihmuar po ashtu me pako ushqimore.
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është ofrimi i një dore ndihme për familjet në situatë të vështirë socio-ekonomike, duke u mundësuar atyre një dimër më të lehtë përmes sigurimit të ngrohjes dhe furnizimit me artikujt e domosdoshëm ushqimorë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: