Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Kusari-Lila diskuton me Bankën Botërore dhe IFC-në për mbështetjen e bizneseve

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 16:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kusari-Lila diskuton me Bankën Botërore dhe IFC-në për mbështetjen e bizneseve
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore dhe IFC-së, me të cilët ka diskutuar për përfshirjen e Kosovës në një projekt rajonal që ka në fokus mbështetjen e bizneseve drejt avancimit të standardeve të qeverisjes korporative. “Sot prita në takim përfaqësues të Bankës Botërore dhe IFC-së, të drejtuar nga Carole Megevand, Menaxhere për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Diskutuam për përfshirjen e Kosovës në një projekt rajonal që ka në fokus mbështetjen e bizneseve drejt avancimit të standardeve të qeverisjes korporative”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo ka thënë se në kohën kur qasja e bizneseve kosovare në tregjet ndërkombëtare po lehtësohet, veçmas në sektorin e shërbimeve me hyrjen në fuqi të marrëveshjes së EFTA-s këtë javë, standardet e qeverisjes korporative janë një parakusht i rëndësishëm. “Dy agjenci të MINTI-t, Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) dhe Agjencia e re për Inovacion dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve (AIPNK), në koordinim edhe me Këshillin e Kosovës për Raportimin Financiar (KKRF), do të kenë rol kyç në zbatimin e këtij projekti, i cili financohet nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO)”, ka thënë ajo. Sipas Kusari-Lilës, krahas projektit aktual për zhvillimin e Eko Parqeve Industriale, kjo nismë e re në fushën e qeverisjes korporative e thellon edhe më tej bashkëpunimin e ministrisë me Bankën Botërore dhe IFC-në. “Kjo nismë e re në fushën e qeverisjes korporative e thellon edhe më tej bashkëpunimin e ministrisë sonë me Bankën Botërore dhe IFC-në, të cilat i shohim si partnerë shumë të rëndësishëm në realizimin e reformave”, ka thënë Kusari-Lila.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar