Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA...

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 21:20
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA POLICIA...
Prishtinë, 4 nëntor 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), më 3 nëntor 2026, pas një hetimi të zhvilluar, ka realizuar një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, me ç’rast janë arrestuar pesë persona dhe është sekuestuar 37 kg substancë e dyshuar heroinë. Gjatë konferencës për media u.d Kryeprokurori i PSRK, z.Dren Paca tha se është njëri ndër operacionet më të mëdha të këtij lloji të ndërmarra në vend, i cili dëshmon rëndësinë e angazhimit të koordinuar institucional në luftimin e trafikimit të narkotikëve dhe të krimit të organizuar. Prokurori Dema, deklaroi se sipas dyshimeve fillestare, sasia e narkotikëve dyshohet të jetë transportuar nga vendet aziatike në Republikën e Kosovës, ndërsa theksoi se ndaj të dyshuarve do të ndërmerren të gjitha veprimet e mëtejshme procedurale, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në PK, z.Reshat Murseli tregoi se çfarë u sekuestrua tjetër, gjatë operacionit: – 5,300 euro dhe 100 dollarë amerikanë para të gatshme; – Një veturë; – Dhjetë telefona celularë; – Një pajisje DVR për regjistrimin e kamerave të sigurisë; – 15 fishekë të kalibrit 9×19 mm; – Një prerëse. Të dyshuarit, me urdhër të PSRK janë ndalaur për 48 orë dhe dyshohen për kryerjen e veprave penale: ngarkohen me dyshimin për përfshirje në veprat penale:“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Speciale, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale lidhur me këtë rast.https://www.facebook.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar