Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Ambasadori Schuebel i dorëzon Kurtit Raportin e BE-së: Kosova në rrugën e duhur drejt integrimit evropian

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 19:03
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Ambasadori Schuebel i dorëzon Kurtit Raportin e BE-së: Kosova në rrugën e duhur drejt integrimit evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim zyrtar Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Dirk Schuebel, i cili i ka dorëzuar Raportin për Vendin 2026 të Komisionit Evropian. Pas këtij takimi, gjatë një konference për media, ambasadori Schuebel është pyetur rreth trajtimit të barabartë të Kosovës krahasuar me vendet e tjera në procesin e marrjes së statusit kandidat. Ai ka garantuar se Kosova do të trajtohet në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe vendet kandidate, duke shtuar se dokumenti vë në pah përparimin e shënuar nga institucionet vendore dhe hapat e ndërmarrë drejt reformave. “Në draft-raportin e Bashkimit Evropian, Kosova do të jetë e drejtuar, gjithë procesi është kryer në këtë mënyrë. Duke shikuar këtë raport për këtë vit, mundeni me pa një progres, një marrëdhënie e cila është shumë afër për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian, edhe Kosova me reformat që kanë kryer, edhe që kanë marrë hapat konkrete për mbrojtje edhe për sigurim, edhe do të jepet financat e konsiderueshme”, ka deklaruar Schuebel. Diplomati evropian ka theksuar se transformimet nuk mund të ndodhin menjëherë, pasi disa procedura dhe reforma janë kushtëzuar nga proceset e brendshme të miratimit institucional. Megjithatë, ai është shprehur tejashtëzakonisht optimist për kapacitetet e vendit. “Si kam treguar më herët, nuk mundet me bë një ndryshim shumë të madh, sepse kanë qenë nëpër miratime interne, edhe këtë reformë për këto institucione kanë qenë të limituar për me marrë hapat konkrete. Po, jam optimist se Kosova mund të shkojë përtej, edhe në Bruksel nuk kanë mangësi se si punojnë Kosova dhe institucionet”, u shpreh ambasadori. Schuebel ka vlerësuar lart angazhimet e deritanishme të Kosovës, duke veçuar në veçanti përafrimin e plotë të politikës së jashtme të vendit me atë të Bashkimit Evropian. “Në këtë raport i ka hapat pozitive të cilat i kanë ndërmarrë, edhe është treguar se është i hapur shumë, se Kosova harmonizohet me politikën e jashtme, autorët, edhe jam kënaqur që kështu është rasti”, theksoi ai. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm i veçuar nga Schuebel është përfshirja e Kosovës në vlerësimin për Kapitullin 31, i cili përfshin fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes. Sipas tij, ky vlerësim do të bëhet mbi të njëjtat kritere si për shtetet e tjera të rajonit dhe vendet në proces anëtarësimi, përfshirë Moldavinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. “Edhe duhet hapur një kapitull, kapitulli 31, edhe njëherë, Kosova do të ketë të drejtuar sikur të gjitha shtetet e tjera në Ballkanin Perëndimor, edhe kandidatët, edhe jashtë Ballkanit, sikur që janë Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia”, u shpreh ai. Në fund, duke folur për pozicionin gjeopolitik të Kosovës krahas vendeve të tjera në procesin e zgjerimit, Schuebel ka sqaruar se ndonëse disa shtete ndodhen në faza të tjera të kalendarit evropian, Kosova mbetet një partnere mjaft e avancuar. “Edhe ju kam treguar që Shqipëria dhe Ukraina, edhe Moldavia, janë në radhë të parë, por Kosova është pjesë më e avancuar”, përfundoi ai.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar