Politikë
“As në Spaç të më çoni, nuk përkulem!” – Veliaj zbardh prapaskenat e takimit me ministrin Gogu në qeli
Reklamë e Sponsorizuar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë publike shënimet e ditarit të tij nga takimi që ka zhvilluar në ambientet e paraburgimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu. Në këtë dokument personal, ai ka trajtuar një sërë çështjesh të rëndësishme, duke nisur nga aludimet për transferimin e tij në burgun e Fierit, te organizimi i protestave të ndryshme dhe çështja e pazgjidhur e drejtimit të Bashkisë së Tiranës.
Në shënimet e tij, Veliaj ka hedhur poshtë me forcë çdo pretendim se ai qëndron pas financimit apo organizimit të protestave të studentëve apo lëvizjes së njohur si “Flamingot”. Ai i ka cilësuar këto akuza si “gjepura që ngjajnë me kohën e Enverit”, duke shtuar se nuk do të pranojë asnjë lloj shantazhi dhe se nuk do të përkulet përpara asnjë presioni, qoftë edhe nëse dërgohet në burgun e njohur të Spaçit.
Më tej, kreu i bashkisë ka qenë i prerë sa i përket fatit të institucionit që drejton, duke theksuar se nuk ka ndërmend ta delegojë detyrën. Sipas tij, mandati i besuar nga Gjykata Kushtetuese dhe nga 160 mijë vota të qytetarëve të majtë është i padiskutueshëm, ndërsa ka sjellë në vëmendje se rikthimi i tij i shkurtër në detyrë shërbeu për zhbllokimin e disa projekteve vitale për kryeqytetin. Në fund të shënimeve, Veliaj ka përmendur edhe avokatin e tij, Plarent Ndrecaj, duke e vlerësuar si një mbështetës të vërtetë gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Reagimi i plotë i Veliajt:
1 – Transferim si “nder” + protestat
– E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s’të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.
– Turp që KM merret vetë me internimet.
– Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.
– Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.
– Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.
– Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?
– Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?
– Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete
– Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve – këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm
– Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.
– Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA
– Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.
– Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.
– Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.
– Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”
– Bëra dy postime politike vetëm – 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.
– Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ grow up, ku ju del koha të merreni.
– Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.
– Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota
– 0 vendime të rëndësishme
– 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana
– Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta
– Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm
– KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: