Ky është 18-vjeçari që dyshohet se vrau rreshterin Lika, pjesë e një grupi ekstremist

Publikuar me: 21-04-2025 08:39

Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e para të mëngjesit, po vazhdon ende, ndërsa tashmë janë zbardhur detaje të reja lidhur me personat e arrestuar.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për media se operacioni lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua pak javë më parë në qendër të Kaçanikut. Ndërkohë, burime të sigurta të IndeksOnline bëjnë të ditur se në mesin e shtatë personave të arrestuar është edhe një ish-polic dhe një ish-ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist. Për më tepër, një nga personat kyç të arrestuar është R.Bela, një 18-vjeçar që sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika. Në momentin e kryerjes së krimit, Rejhan Bela ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm. Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme. Ndaj këtij rasti të rëndë ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka theksuar se “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. Zero tolerancë! Shpërndaje këtë lajm në:

Kthehu prapa

Lajmet e Fundit

Parashikimi i motit për të shtunën...
Lexo
I riu kosovar vdes aksidentalisht në Zvicër...
Lexo
Kosova për herë të parë pjesë e një aktiviteti të Samitit të NATO-s...
Lexo
Qytetari e gjen kuletën me 142 euro e 10 franga, bëhet “burrë i mirë” dhe e dorë...
Lexo
Mërgimtari i pastron varrezat e tri fshatrave në Vushtrri...
Lexo
Deputetja e PDK-së: Uroj që Belginin ta shohim në kombëtare së shpejti...
Lexo
Na ndiq në Facebook
Vizito Faqen
Artikuj të Ngjashëm