Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

Kim Kardashian nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë avokate, pavarësisht dështimit në provimin e jurisprudencës

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 18:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kim Kardashian nuk heq dorë nga ëndrra për t’u bërë avokate, pavarësisht dështimit në provimin e jurisprudencës
Ylli i reality show-t, Kim Kardashian, nuk ka hequr dorë nga synimi për t’u bërë avokate, edhe pse në vitin 2025 dështoi në provimin e jurisprudencës në Kaliforni. 46-vjeçarja zbuloi se dëshira për të ndjekur gjurmët e babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian, mbetet ende e fortë. “Gjithmonë e kam në mendje provimin e jurisprudencës”, deklaroi ajo për revistën People, gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “All’s Fair”, të mbajtur të hënën në New York. Ajo shtoi se do të presë momentin e duhur për t’iu rikthyer përgatitjeve, kur të ketë më shumë kohë të lirë për t'u përqendruar në këtë synim. Ndërkohë, kolegia e saj në serial, Sarah Paulson, shprehu bindjen se Kim do të jetë një avokate e shkëlqyer. Kardashian bëri të ditur planet për t’u bërë avokate në vitin 2019, pasi nisi angazhimin në çështjet e reformës në drejtësinë penale.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar