Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Brukseli i kujton Shkupit detyrimin: Ndryshimet kushtetuese janë çelësi për hapjen e negociatave

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 17:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Brukseli i kujton Shkupit detyrimin: Ndryshimet kushtetuese janë çelësi për hapjen e negociatave
Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë prezantimit të raportit të progresit të Komisionit Evropian për vendet kandidate para Komitetit të Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka dëshmuar angazhim ndaj reformave evropiane në kuadër të agjendës përkatëse, por tani kërkohet e njëjta vendosmëri edhe për përparimin e mëtutjeshëm drejt BE-së. "Kushtet janë të qarta: Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë detyrimin për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, siç përcaktohet në konkluzionet e Këshillit të BE-së të 18 korrikut 2022", u shpreh ajo. Komisioni Evropian do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Qëllimi ynë mbetet të hapim grupin e parë sapo të përmbushen kushtet. Tani i takon Maqedonisë së Veriut ta bëjë këtë, theksoi Komisionerja Evropiane gjatë konferencës për shtyp. Në këtë linjë, ajo shtoi se gjatë periudhës së fundit është shënuar progres në punën teknike që ka të bëjë me standardet e nevojshme për hapjen e Klasterit 1.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar