Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Aktuale

“U bënë shkrumb e hi” – Dëshmitë rrëqethëse të banorëve pas shpërthimit të fuqishëm në Elbasan

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 17:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
“U bënë shkrumb e hi” – Dëshmitë rrëqethëse të banorëve pas shpërthimit të fuqishëm në Elbasan
Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga flakë dhe tym i dendur, ka tronditur banorët e një pallati në qytetin e Elbasanit këtë të mërkurë, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale në apartamente. Një prej banoreve të zonës ka rrëfyer për mediat se situata ka qenë shkatërruese për shtëpinë e saj, duke humbur çdo gjë nga flakët. “Pafund, i kam patur të gjitha brenda dhe u dogjën e u bënë shkrumb”, u shpreh ajo, duke përshkruar përmasat e dëmeve në banesën e saj. Ndërkohë, një tjetër dëshmitar ka dhënë detaje se si e ka përjetuar momentin kritik, kur e gjithë lagjja u mbulua nga tymi i zi. Ai konfirmoi se personat e lënduar tashmë janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. “Unë banoj në kat të parë. Unë isha në lokal me një shokun tim kur dëgjuam një zhurmë bum. U turra me vrap bashkë më shokun, e pash plakën shtrirë. Mora edhe nusen e nxora jashtë. Ishte tym i zi nuk hyje dot”, tregoi banori i pallatit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar