Politikë
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, JD Vance zbulon faktorin kyç që solli humbjen e republikanëve
Reklamë e Sponsorizuar
Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka analizuar për mediat nga bordi i avionit “Air Force Two” rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit, duke ia faturuar dështimin e republikanëve drejtpërdrejt konfliktit me Iranin.
“Arsyeja pse humbëm është lufta. Vetë presidenti e tha këtë mbrëmë,” deklaroi Vance përmes një shkrimi të zgjeruar në platformën X të martën në mëngjes, përmes të cilit ai u distancua në mënyrë të nënkuptuar edhe nga vetë Presidenti Donald Trump dhe linja e tij politike.
“Nëse doni të argumentoni se ia vlejti – se humbja e Senatit për 6 vitet e ardhshme ishte një sakrificë që ia vlejti – atëherë bëjeni. Argumentoni se ishte një kosto që ia vlente të paguhej. Pavarësisht nëse jeni dakord apo jo, të paktën kjo është e sinqertë. Por të gjithë e dinë pse humbëm. Dhe çdo diskutim i sinqertë se si do të ecim përpara nga ky moment, duhet të nisë pikërisht këtu,” shtoi më tej ai.
Krahas konfliktit ushtarak, numri dy i Shtëpisë së Bardhë solli në vëmendje edhe faktorë të tjerë që ndikuan te rezultati negativ i Partisë Republikane, duke përmendur sfidat e lidhura me koston e jetesës dhe dinamikën e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.
“Një nga ekspertët e sondazheve, të cilin e respektoj vërtet, më tha se mesazhet tona ekonomike nuk ishin mjaftueshëm të qarta në fazën përmbyllëse. Jam i sigurt se kjo është e vërtetë,” theksoi ai në shkrimin e tij.
Vance admitoi gjithashtu se kishte pasur parandjenja negative për ecurinë e votimeve gjatë asaj nate.
“Kisha një ndjesi negative para së martës, por edhe unë mbeta i shokuar nga ky rezultat,” u shpreh ai.
Në krahun tjetër, Presidenti Trump ka pranuar pjesërisht ndikimin e luftës në rezultat, ndërkohë që ka vazhduar të dalë në mbrojtje të operacionit ushtarak që ai vetë e ndërmori.
“Besoj se një pjesë e kësaj lidhet me Iranin, por në të njëjtën kohë, njerëzit e kuptuan rëndësinë e asaj që kam bërë unë në lidhje me Iranin,” u shpreh ai gjatë një lidhjeje telefonike për Fox News mbrëmjen e kaluar.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: