Aktuale
Bashkim i fuqishëm në skenë: Meda dhe Afrim Muqiqi lanso potpurinë e re “Oj lulije”
Reklamë e Sponsorizuar
Dy nga figurat më ikonike dhe të dashura të skenës muzikore shqiptare, Meda dhe Afrim Muqiqi, kanë kurorëzuar bashkëpunimin e tyre më të ri artistik.
Projektet e përbashkëta mes dy këngëtarëve vijojnë me hitin e radhës të titulluar “Oj Lulije”, një këngë kjo që sjell bashkë dy artistë të cilët ndër dekada kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në preferencat e dëgjuesve të muzikës sonë kombëtare.
Krijimi i ri muzikor është hedhur në tregun digjital nën titullin zyrtar Meda feat. Afrim Muqiqi – “Oj Lulije”. Ky duet mes dy artistëve me karriera të pasura dhe jetëgjatë pritet të shndërrohet menjëherë në hit dhe të dominojë gëzimet familjare gjatë këtij sezoni.
Përmes këtij lansimi, dy artistët e mirënjohur dëshmojnë edhe një herë energjinë e tyre krijuese dhe përkushtimin ndaj artit popullor, duke sjellë një tjetër bashkëpunim që do të mbahet mend gjatë nga adhuruesit e zërit të tyre.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: