Sport
Formë e shkëlqyer: Egnatia renditet mes skuadrave më të mira në Evropë
Reklamë e Sponsorizuar
Faqja zyrtare e UEFA Conference League ka publikuar renditjen e skuadrave me formën më të mirë në turne, duke u bazuar te performanca në pesë ndeshjet e fundit përmes të gjitha kompeticioneve.
Në krye të kësaj listë speciale pozicionohen Lugano, Panathinaikos dhe Trabzonspori i sulmuesit shqiptar Ernest Muçi, të cilat kanë regjistruar ecuri të përsosur me pesë fitore në po aq takime të zhvilluara.
Më tej, në këtë renditje bëjnë pjesë edhe emra të njohur të futbollit evropian si Ajax, Twente dhe Hajduk Split, ndërkohë që në këtë grup elitar figuron edhe kampionia e Shqipërisë, Egnatia.
Skuadra rrogozhinase ka arritur të sigurojë plot 10 pikë gjatë pesë sfidave të fundit të zhvilluara në arenën vendase dhe ndërkombëtare.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: