Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Inskenoi vjedhjen e mbi 100 armëve në Gjakovë pasi i shiti ilegalisht, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 16:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Inskenoi vjedhjen e mbi 100 armëve në Gjakovë pasi i shiti ilegalisht, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ndërmarrë hapa ligjorë duke nxjerrë aktvendim për nisjen e hetimeve dhe duke dorëzuar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, i cili dyshohet se ka inskenuar vjedhjen e një numri të madh armësh nga poligoni. Sipas hetimeve paraprake, i dyshuari ka tregtuar në mënyrë të paligjshme dhe me dashje 110 armë zjarri që ndodheshin nën kujdesin e tij në poligon. Për të fshehur veprimtarinë e tij, ai më pas is ankuar në organet e rendit duke sajuar një ngjarje kinse armët i janë vjedhur. Në dosjen e siguruar nga Prokuroria theksohet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me inicialet V.C., gjatë periudhës nga fillimi i muajit tetor 2026 e deri më 30.10.2026, në qytetin e Gjakovës, saktësisht në poligonin e armëve “T…”, ka shitur pa autorizim mbi 110 armë zjarri nga deponia e poligonit të licencuar. Blerës të dyshuar janë personat me inicialet D.P. dhe L.U., të cilët aktualisht janë në arrati. Për t'i shpëtuar përgjegjësisë, i dyshuari kishte njoftuar Policinë e Kosovës duke paraqitur në mënyrë të rreme se arsenali ishte vjedhur. I dyshuari do të përballet me drejtësinë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” dhe “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë”. Ndërkohë, lidhur me dy personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, D.P. dhe L.U., të cilët ndodhen në arrati, institucioni i akuzës ka lëshuar aktvendim për fillimin e hetimeve nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale të tregtimit të paautorizuar të armëve apo materieve plasëse.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar