Ekonomi
Hapa konkretë drejt BE-së: Shqipëria mbyll katër kapituj negociatash
Reklamë e Sponsorizuar
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar lart ecurinë e Shqipërisë në rrugën e integrimit, duke vënë në pah se vendi jo vetëm që ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave, por ka arritur të mbyllë tashmë katër prej tyre.
Këto deklarata u bënë gjatë konferencës për shtyp ku u bë publike Strategjia e re e Zgjerimit të BE-së. Me këtë rast, zyrtarja e lartë europiane renditi Shqipërinë, krah Moldavisë dhe Ukrainës, si shtete që po shënojnë hapa galopantë dhe rezultate domethënëse në procesin e përafrimit me bllokun euroatlantik.
Pavarësisht suksesit të arritur, Kos u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të mos ndalin ritmin e reformave, duke u fokusuar te prioritetet kyçe. Ajo veçoi shtetin e së drejtës, konsolidimin e pavarësisë së gjyqësorit, garantimin e lirisë së medias dhe respektimin e të drejtave themelore si shtylla të pazëvendësueshme.
“Për Shqipërinë, Moldavinë dhe Ukrainën, gjithë avancimi sa i përket futjes në BE është i rëndësishëm dhe të këtyre 4 vendeve që po avancojnë shumë shpejt. Në vijim do të donim që të kishte më shumë dialog me vende të ndryshme dhe të eksplorojmë më shumë mundësi sa i përket integrimit. Shqipëria hapi të gjithë kapitujt, ka mbyllur 4 prej tyre dhe kjo është arritje shumë e rëndësishme. Duhet të mbyllë disa reforma sa i përket reformave në vijim. Shteti i së drejtës, pavarësia e gjyqësorit, pavarësia e medias dhe mbrojtja e të drejtave thelbësore kanë rëndësi për Shqipërinë jo vetëm për t’u bërë pjesë e BE, pro edhe për jetën e përditshme të qytetarëve”, u shpreh ndër të tjera komisionerja Kos.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: