Politikë
Masa të reja në trafik: Automjetet e MPB-së do të pajisen me sisteme për ndëshkimin e shoferëve shkelës
Reklamë e Sponsorizuar
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka paralajmëruar një qasje krejtësisht të re për kontrollin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në trafik, e cila parashikon përfshirjen e automjeteve speciale si detektues të shkeljeve.
Gjatë një prononcimi zyrtar, kreu i MPB-së zbuloi se një flotë e caktuar e automjeteve policore, duke përfshirë edhe vetura civile, do të pajisjet me teknologji të avancuar për kapjen në flagrancë të shoferëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas Toshkovskit, kjo nismë ndërmerret pasi autoritetet kanë konstatuar se drejtuesit e mjeteve shpesh respektojnë shpejtësinë vetëm në pikat ku dihet prania e kamerave fikse, ndërsa në segmentet e tjera shkelin ligjin. Me futjen në punë të këtyre automjeteve lëvizëse, elementë të tillë të parashikimit do të eliminohen.
Ministri theksoi se ky hap është vlerësuar si i domosdoshëm për të rritur sigurinë dhe për të sjellë më shumë qetësi në rrugët e vendit, duke shënjestruar në veçanti shpejtësinë e tejskajshme.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: