Aktuale
A u normalizua situata me ngrohjen në shkollat e Prishtinës? Rrëfejnë nxënësit dhe prindërit
Reklamë e Sponsorizuar
Vala e të ftohtit dhe mungesa e ngrohjes në disa nga institucionet arsimore të kryeqytetit kanë shkaktuar shqetësim të madh te familjarët, fëmijët e të cilëve janë detyruar të ndjekin mësimin në mjedise të acarta. Megjithatë, menjëherë pas verifikimeve në terren, sistemi i ngrohjes është vënë në lëvizje në shkollat ku ishte sinjalizuar ky shqetësim.
Kjo sfidë është shfaqur edhe në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta “Iliria” dhe “Faik Konica”, ku si pasojë e defekteve në sistemin e ngrohjes, prindërit janë udhëzuar t'i veshin nxënësit trashë. Të hënën, në shkollën “Iliria”, mësimi është zhvilluar me orar të përgjysmuar, praktikë kjo që ka vazhduar edhe gjatë paradites së sotme, para se autoritetet të ndërhynin për rregullimin e problemit.
Një nga nxënëset ka pohuar se gjatë ditës së sotme (e martë) klasa e saj vazhdonte të ishte pa ngrohje funksionale, çka ka sjellë shkurtimin e orëve mësimore.
“Te klasa ime s’kemi, se nxehjet i kemi aty, por s’na bëjnë. Po mundemi, veç po duhet orët me i shkurtu. Dje dhe sot. Jo, dje ia ka nisë. Prindërit janë ankuar... Do, po do jo”, ka deklaruar ajo.
Një tjetër nxënëse ka konfirmuar se vështirësitë kishin nisur një ditë më parë dhe se mësimi po mbahej me orar të përgjysmuar.
“Nxemje ne kemi, po është e prishur, nuk punon. E zhvillojmë, po orët më shkurt... Tash e kemi 30 minuta. Jo, nga dje ka fillu”, ka thënë ajo.
Përveç pengesave në mbarëvajtjen e procesit edukativ, prindërit kanë ngritur alarmin edhe për shëndetin e të miturve, të cilët janë detyruar të përballen me temperatura të ulëta gjatë orëve të mësimit.
Nëna Sherife Bekaj ka treguar se i biri ishte kthyer nga shkolla me duar të ngrira, duke shprehur pakënaqësinë e saj që, pavarësisht premtimeve për zgjidhje, situata kishte mbetur e pandryshuar në momentin e fjalës së saj.
“Dje ka dalë djali, ama ka ftohtë, si duart, si me qenë acar. Edhe mbrëmë menjëherë temperatura ma ka kapë, aq që ka qenë ftohtë, edhe shiu, edhe këtu nuk e di. Kemi paraqitje, dje kemi shkruar në grup me mësuesen e me krejt: do të rregullohet, do të rregullohet. Edhe për sot e kam dërgu tash, nuk e di çfarë tash, çfarë po del, ama shumë ftohtë ka kaq. Janë kështu të rregull, por me xhaketa, me gjëra, dhe nuk po munden me mësu puna e xhaketave, ama ftohtë e kanë, ftohtë e kanë. Tash nuk e di, inshallah bën ndonjë ndryshim, sepse unë për vete nuk e dërgoj më në shkollë. Se unë e dërgoj në shkollë njëherë dy, po tani po duhet me vrapu në mjek. Jo, po humbet mësimi... Njani andej, këndej. Ta shikojmë edhe sot, tani çka po bëhet, nuk e di”, ka deklaruar Bekaj.
Ndërkaq, një tjetër prind, i cili ka preferuar të mbetet anonim, ka theksuar se çështja e ngrohjes mbetet një sfidë më vete, duke shtuar se për këtë temë ka mospajtime edhe mes vetë prindërve rreth gjetjes së zgjidhjeve alternative.
“Mungesa e ngrohjes ka bërë që fëmija im të dalë me duar të ftohta nga klasa. E nuk është problem vetëm ngrohja, kemi probleme edhe të tjera me mungesën e higjienës në shkollë, që shpresojmë të rregullohet sa më shpejt”, ka u shpreh ai.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arianit Elshani, i cili ka shpjeguar se bllokimi i sistemeve të ngrohjes në disa shkolla dhe çerdhe ka ndodhur si pasojë e ngrirjes së mjeteve buxhetore dhe ndërprerjes së punimeve nga ana e operatorit ekonomik.
“Pavarësisht kërkesave tona të vazhdueshme për përfundimin e punimeve dhe funksionalizimin e ngrohjes në shkollat tona, bllokada e qeverisë ndaj Drejtorisë...”
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: