Sport
Nga fusha në pankinë: Blendi Morina var këpucët në gozhdë dhe merr detyrën e re tek Rilindja 1974
Reklamë e Sponsorizuar
KF Rilindja 1974 nga Lugu i Baranit ka zyrtarizuar mbylljen e karrierës si futbollist profesionist të lojtarit Blendi Morina.
Megjithatë, ndarja nga fusha e blertë nuk do të thotë edhe largim nga klubi. Morina do të vijojë angazhimin e tij në këtë skuadër, por tashmë në cilësinë e trajnerit të përgatitjes fizike.
Këtë zhvillim e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate zyrtare, ku gjithashtu i kanë shprehur mirënjohjen e thellë për angazhimin, kontributin dhe sakrificat e bëra përgjatë viteve.
Në këtë mënyrë, për Morinën hapet një dritare e re profesionale, duke kaluar nga roli i lojtarit në shërbim të drejtpërdrejtë të objektivave të Rilindjes 1974 nga një tjetër dimension.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: