Aktuale
Mbrojtja e lirisë së fjalës: KGJK vendos në prioritet lëndët gjyqësore të gazetarëve dhe paditë SLAPP
Reklamë e Sponsorizuar
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së fjalës së lirë, duke vendosur trajtimin me prioritet të çështjeve gjyqësore që prekin mediat, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, bëhet e ditur në raportin e fundit për vendin.
Sipas gjetjeve të raportit, ky angazhim është zyrtarizuar përmes Planit Strategjik për Qasje në Drejtësi 2026-2028. Dokumenti në fjalë obligon të gjitha shkallët e sistemit gjyqësor në vend që t'i japin përparësi shqyrtimit të padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura gjerësisht si padi SLAPP.
Në kuadër të kësaj kategorie përfshihen të gjitha proceset gjyqësore që prekin punëtorët e medias dhe aktivistët e shoqërisë civile, me theks të veçantë te çështjet që lidhen me sigurinë dhe akuzat për shpifje.
Objektivi kryesor i këtij prioritizimi është garantimi i një procesi më të shpejtë dhe efikas në gjykata për të gjitha çështjet që ndikojnë direkt te liria e shprehjes, puna e gazetarëve dhe veprimtaria e sektorit civil.
Në praktikë, paditë e tipit SLAPP shpesh shfrytëzohen si mekanizma presioni, qoftë financiar apo ligjor, ndaj gazetarëve, aktivistëve dhe subjekteve që angazhohen në mbrojtjen e interesit publik.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: