Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Politikë

Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 15:21
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Gjekmarkaj: Narkoshteti, pengesa më e madhe për europianizimin e Shqipërisë
Deputeti i Partisë Demokratike dhe nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, ka drejtuar akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës gjatë një konference me përfaqësues të parlamenteve të vendeve të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate, duke e cilësuar atë që ai e quan “narkoshtet” si një prej pengesave kryesore për europianizimin real të Shqipërisë. Gjekmarkaj deklaroi se opozita mbështet pa asnjë rezervë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një aspiratë kombëtare që qëndron mbi interesat e partive politike. Por, sipas tij, integrimi nuk mund të realizohet vetëm përmes deklaratave politike, pa reforma reale, institucione funksionale dhe respektimin e standardeve demokratike. “Ne si opozitë e kemi mbështetur dhe do të vazhdojmë ta mbështesim pa asnjë rezervë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne kemi mbajtur dhe do të mbajmë çdo kosto që do të na kërkohet drejt këtij qëllimi të lartë, pavarësisht manovrave, shpesh edhe hipokrizisë dhe mashtrimeve të qeverisë. E bëjmë këtë jo sepse ndajmë të njëjtin vlerësim për mënyrën se si po qeveriset vendi, por sepse interesi europian i Shqipërisë është më i madh se interesi i çdo partie dhe i çdo qeverie të përkohshme”,deklaroi Gjekmarkaj. Një pjesë të rëndësishme të fjalës së tij ai ia kushtoi reformave zgjedhore dhe territoriale. Sipas deputetit demokrat, këto procese po zhvillohen pa konsensusin e nevojshëm me opozitën dhe aktorët e tjerë. “Reformat e mëdha vazhdojnë si projekte elektorale të Partisë Socialiste e pa konsensusin e nevojshëm politik. Reforma territoriale po trajtohet pa dialogun e domosdoshëm me opozitën, pushtetin vendor dhe grupet e interesit. Ajo po realizohet në mënyrë të njëanshme”, tha ai. Gjekmarkaj ngriti akuza edhe për raportin e qeverisë me drejtësinë, duke pretenduar se mazhoranca përdor Parlamentin dhe imunitetin politik për të mbrojtur zyrtarë të përfshirë në çështje korrupsioni. “Nuk mund të pretendojmë se po ndërtojmë standarde europiane, ndërkohë që mbrojmë persona të akuzuar apo të përfshirë në afera korruptive për shkak të interesave politike. Qeveria përdor imunitetin dhe Parlamentin për të penguar drejtësinë. Korrupsioni nuk luftohet duke mbrojtur të korruptuarit; ai luftohet duke mbrojtur ligjin”, deklaroi Gjekmarkaj.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar