Politikë
Raporti i progresit, Rama: Më pranë BE-së se kurrë, historia nuk do të na falte përçarjet e brendshme
Reklamë e Sponsorizuar
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar menjëherë pas bërjes publike të raportit vjetor të progresit, duke theksuar se gjetjet për vendin tonë dëshmojnë se integrimi evropian nuk ka qenë kurrë më afër realitetit.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky është pa diskutim një çast krenarie për Shqipërinë që synon standardet evropiane, ndërkohë që kujtoi se sfidat mbeten të mëdha dhe kalendari i negociatave kërkon një ritëm edhe më të shpejtë.
Kreu i qeverisë shqiptare nënvizoi se ky vlerësim pozitiv nuk zbeh në asnjë mënyrë sfidat e përditshmërisë, të cilat mbeten në fokusin kryesor të punës së tij, kabinetit qeveritar dhe mazhorancës parlamentare, por përkundrazi, shërben si një shtysë për të arritur rezultate edhe më të larta.
Duke e cilësuar këtë fazë si një dritare historike oportuniteti, Rama përsëriti se dyert e Bashkimit Evropian janë të hapura dhe mundësia e anëtarësimit është plotësisht e prekshme.
Në mbyllje të reagimit të tij, ai dha një mesazh të qartë politik: “Historia nuk do të na e falte kurrësesi mbytjen në lugën e ujit të pistë të dasive, mllefeve e gjelozive që e kanë penguar vazhdimisht Shqipërinë të ngrihet në lartësinë e potencialit të saj”.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: