Botë
A do të rikthehet Seno Fishta në “Big Brother VIP Albania”? Ish-banori paralajmëron thyerjen e rekordit të Sabianit
Reklamë e Sponsorizuar
Ish-konkurrenti i edicionit të pestë të formatit “Big Brother VIP Albania”, Seno Fishta, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, nën moderimin e Stenaldo Mëhillit, ku ka ndarë detaje rreth rrugëtimit të tij.
Gjatë bisedës, ai e ka cilësuar këtë përvojë si jashtëzakonisht pozitive dhe transformuese për jetën e tij, duke shprehur mirënjohje të thellë për mundësinë që iu dha nga produksioni pa asnjë përjashtim. Duke komentuar nisjen e afërt të edicionit të ri, ai ka bërë një deklaratë me humor, duke lënë të kuptohet se dëshiron të tejkalojë numrin e hyrjeve të artistit Sabiani në shtëpi.
“E jashtëzakonshme, unë e vlerësoj shumë. E kam thënë dhe dua ta theksoj, dua t'i falënderoj për mundësinë që më dhanë, pa përjashtim. E kam thënë edhe me shaka, pasi pashë një story që kishte postuar Ledioni se fillon së shpejti, kam thënë se dua t'i thyej rekordin Sabianit, aq shumë e kam atë eksperiencë, atë emision”, u shpreh Seno Fishta.
I pyetur drejtpërdrejt nga moderatori nëse ka ndërmend të garojë realisht me këngëtarin për rikthimet e njëpasnjëshme në lojë, ish-banori u përgjigj me të qeshur se e ka ndarë mendjen për ta bërë një gjë të tillë.
“Po patjetër, do kisha dashur që të thyeja një rekord të paktën, për hyrjet”, përfundoi ai, duke lënë të hapur mundësinë e një surprize të re në shtëpinë më të famshme në vend.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: