Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Kronikë

Kthehet në pikën zero: Gjykata e Apelit anulon dënimin prej 13 vitesh burg për Muhamet Alidemajn

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 13:22
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Kthehet në pikën zero: Gjykata e Apelit anulon dënimin prej 13 vitesh burg për Muhamet Alidemajn
Gjykata e Apelit të Kosovës, përkatësisht Departamenti Special, ka marrë vendim që të aprovojë ankesat e të pandehurit Muhamet Alidemaj dhe të mbrojtjes së tij. Në bazë të këtij vendimi, si dhe sipas detyrës zyrtare, është shfuqizuar aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, i mbajtur me numrin PS.nr.49/25 dhe i datës 02.02.2026, duke e kthyer lëndën në rigjykim. Ndërkohë, për Alidemajn është vendosur vazhsimi i masës së paraburgimit deri në një vendimmarrje të re nga gjykata e shkallës së parë. Sipas aktgjykimit fillestar të datës 2 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte shpallur atë fajtor për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullsisë civile në bashkëkryerje. Kjo vepër ishte kualifikuar sipas neneve përkatëse të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së dhe Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me shkeljet e rënda të Konventave të Gjenevës. Për këtë akuzë, atij i ishte shqiptuar dënim me burgim prej 13 vitesh, ku i ishte llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim prej datës 30 mars 2021. Pas shqyrtimit të ankesave, trupi gjykues i Apelit ka vërejtur se në procesin e rivendosjes nuk janë eliminuar mangësitë e theksuara më parë, të cilat kishin shërbyer si arsye për kthimin e çështjes në rishqyrtim. Sipas kolegjit të Apelit, aktgjykimi i ankimuar përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, pasi shkalla e parë ka dështuar të arsyetojë faktet kyçe që lidhen me kontributin konkret të të akuzuarit në këtë vepër penale. Gjithashtu, u konstatua se gjykata e shkallës së parë është mbështetur vetëm te dëshmitë e tre dëshmitarëve, duke shpërfillur plotësisht provat e tjera materiale dhe dëshmitë e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, pa i analizuar ato në mënyrë të ndarë apo në bashkërvështrim me njëra-tjetrën. Po ashtu, nuk ishte dhënë asnjë sqarim lidhur me provat dhe pretendimet e paraqitura nga ana e mbrojtjes. Për këto arsye, Apeli ka udhëzuar shkallën e parë që në rigjykim të bëjë një vlerësim të gjithanshëm të çdo prove veçmas dhe të arsyetojë qartësisht çdo konkluzion të nxjerrë.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar