Aktuale
Vjollca Haxhiu shkëlqen në “Big Brother VIP Kosova”, fiton zemrat e publikut dhe banorëve
Reklamë e Sponsorizuar
Këngëtarja e njohur shqiptare, Vjollca Haxhiu, e cila është bërë pjesë e këtij edicioni të formatit të njohur “Big Brother VIP Kosova”, ka arritur të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve.
Që nga nisja e rrugëtimit të saj në këtë shtëpi, artistja është vlerësuar lart si nga konkurrentët e tjerë ashtu edhe nga opinionistët, duke u cilësuar si një ndër figurat më të spikatura të këtij sezoni televiziv.
Gjatë qëndrimit të saj në lojë, interpretuesja e njohur e shumë hiteve po veçohet sidomos për qetësinë, maturinë dhe natyrën e saj modeste që përcjell te shikuesit në çdo paraqitje.
Kujtojmë se Haxhiu gëzon një karrierë të suksesshme ndër vite dhe mbetet një nga zërat më të dashur për publikun, ndërsa projektet dhe interpretimet e saj kanë qenë gjithmonë të mirëpritura dhe unike.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: