Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Jamie Carragher e vendos Arsenalin në krye të botës: Mbrojtja e tyre është pa konkurrencë

Redaksia Lajmetereja • 04-11-2026 12:42
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Jamie Carragher e vendos Arsenalin në krye të botës: Mbrojtja e tyre është pa konkurrencë
Analisti i njohur dhe ish-mbrojtësi i Liverpool-it, Jamie Carragher, ka thurur elozhe për Arsenalin, duke e vlerësuar atë si ekipin më solid në fazën defensive në arenën ndërkombëtare, pas triumfit të arritur në udhëtim ndaj Liverpool-it në “Anfield”. Duke folur gjatë transmetimit të emisionit sportiv “Monday Night Football” në “Sky Sports”, Carragher u shpreh se “Kjo skuadër nuk është thjesht më e mira në mbrojtje në Premier League. Mendoj se tashmë është skuadra më e mirë mbrojtëse në të gjithë botën”. Gjatë analizës së tij, ai veçoi ndikimin kyç të kapitenit Martin Odegaard në aksioni që solli golin e fitores. Përveç asistimit fantastik të dërguar nga Declan Rice te Kai Havertz, eksperti I futbollit vuri në pah presingun e lartë dhe agresiv të mesfushorit norvegjez, që detyroi vendasit të dorëzonin zotërimin e topit në zonën e tyre të fushës. Në përmbyllje të analizës, Carragher krahasoi këtë qasje me metodat e presionit që aplikojnë skufdrastë si Fulhami apo Brightoni, por saktësoi se në rastin e “Topçinjve”, intensiteti dhe mënyra e ushtrimit të presingut u treguan elementë përcaktues për fatin e takimit.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:

Lajmet e Reja, gjithmonë me ty

Ndiq lajmet më të fundit edhe nga aplikacioni në telefon.

Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar