Sport
Nis një kapitull tjetër në karrierë: Trajneri që besoi te Broja merr drejtimin e skuadrës së njohur
Reklamë e Sponsorizuar
Skot Parker ka nisur zyrtarisht një aventurë të re në karrierën e tij, teksa do të drejtojë skuadrën e njohur në Championship gjatë këtij sezoni.
Tekniku 46-vjeçar është zyrtarizuar ditën e sotme si trajneri më i ri i West Ham, duke zëvendësuar në këtë detyrë Nuno Espirito Santo. Ky i fundit u largua nga drejtimi pas serisë së rezultateve negative që shoqëruan klubin, madje edhe pas rënies në Championship.
Gjatë karrierës së tij si lojtar, Parker ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi, periudhë gjatë së cilës u shpall për tri vite radhazi futbollisti më i mirë i skuadrës. Për më tepër, në vitin 1011 ai fitoi edhe çmimin prestigjioz si lojtari më i mirë në Angli, një arritje që më parë ishte regjistruar vetëm nga legjenda Bobi Mur.
Strategu i njohur ka firmosur një kontratë dyvjeçare e gjysmë, ndërsa objektivi i tij kryesor do të jetë rikthimi i identitetit dhe ringjallja e skuadrës, e cila po kalon një periudhë të vështirë këtë edicion duke mos arritur pritshmëritë. Për shkak të kësaj lëvizjeje, në këtë sezon ai do të ketë si kundërshtarpikërisht Bërnlin, klub nga i cili u largua në javët e fundit të sezonit të kaluar, kur rënia nga Premier Liga ishte tashmë e pashmangshme.
Vlen të theksohet se Skot Parker ishte njeriu kryesor që këmbënguli për transferimin e Armando Brojës te Bërnli, duke u përpjekur t'i dhinte minuta dhe besim të plotë sulmuesit të Kombëtares shqiptare, një mbështetje që nuk është më aq e rregullt pas largimit të tij nga ajo stol.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: