Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

Mourinho zgjodhi Real Madridin para Portugalisë

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 15:02
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
Mourinho zgjodhi Real Madridin para Portugalisë
Jose Mourinho raportohet se ka refuzuar një ofertë të rëndësishme nga Kombëtarja e Portugalisë, përpara se të rikthehej në drejtimin e Real Madridit. Sipas “AS”, Federata Portugeze e Futbollit kishte kontaktuar trajnerin para fillimit të Kupës së Botës të zhvilluar në SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke i ofruar mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares. Megjithatë, Mourinho e kishte të qartë vendimin e tij. Ai raportohet se i kishte dhënë fjalën presidentit të Real Madridit, Florentino Perez, se do të priste mundësinë për t’u rikthyer në stolin e “Los Blancos”. Sipas “AS”, federata portugeze ishte e gatshme të pranonte edhe një skenar të pazakontë: Mourinho të drejtonte njëkohësisht Kombëtaren e Portugalisë dhe Real Madridin. Në fund, “Special One” zgjodhi të respektonte marrëveshjen e tij me Perez dhe rrugët e tij u drejtuan sërish drejt klubit madrilen.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar