Sport
Flick zbulon arsyen e vërtetë: Pse reagoi ashtu Raphinha gjatë ndeshjes
Reklamë e Sponsorizuar
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka sqaruar prapaskenat e reagimit të sulmuesit Raphinha gjatë triumfit 3-0 kundër Aston Villas, duke hedhur poshtë çdo aludim për një pakënaqësi taktike.
Edhe pse lojtari brazilian dukej i mërzitur në çastin e largimit nga fusha, strategu gjerman sqaroi se nervozizmi i tij nuk ishte i lidhur aspak me vendimin për ta zëvendësuar. Shkaku i gjendjes emocionale të Raphinhas ishte lajmi tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit Jesús de Miguel në Tenerife.
“Të gjithë mendojnë se isha i zemëruar me të dhe se për këtë arsye vendosa ta zëvendësoja, por nuk ishte kështu. Nuk është gjithmonë e lehtë t’i lëmë të gjitha gjërat anash dhe të vazhdojmë me planin tonë. Jemi njerëz dhe gjëra të tilla na prekin”, deklaroi Flick pas takimit, duke përcjellë gjithashtu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, klubin dhe mbështetësit e lojtarit të ndjerë.
Në fjalën e tij, kreu i stafit teknik të katalanasve analizoi edhe aspektin mbrojtës, duke e vlerësuar si fantastik. Ai veçoi kompaktësinë e ekipit dhe presionin e vazhdueshëm ndaj kundërshtarit si çelësin kryesor që detyroi rivalin të bënte gabime.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm: