Lajmetereja | --:-- | Kosovë & Rajoni
Sport

​180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve

Redaksia Lajmetereja • 28-09-2026 14:41
Shpërndaj:
Reklamë e Sponsorizuar
​180 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK: Vaksinimi, masa më efikase për shëndetin e fëmijëve
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bëri të ditur se janë konfirmuar 180 raste me fruth, prej të cilave 8 raste janë regjistruar vetëm gjatë javës së fundit. Vihet në dukje se mbi 95% e këtyre rasteve me fruth të regjistruar në periudhën 16 prill – 27 shtator 2026 janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njofton qytetarët se vaksinimi mbetet masa më e rëndësishme, më e sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit. “Për këtë arsye, krahas vaksinimit të rregullt sipas kalendarit kombëtar, IKShPK ka intensifikuar edhe vaksinimin e vonuar (catch-up), për fëmijët që për arsye të ndryshme e kanë shtyrë atë. Si rezultat i kësaj fushate, gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,176 fëmijë të grupmoshës 2–5 vjeç, duke konfirmuar ndërgjegjësimin e lartë dhe angazhimin e prindërve për të siguruar shëndetin e fëmijëve të tyre”,thuhet në njoftim. IKShPK vlerëson lart kontributin e prindërve, profesionistëve shëndetësorë, institucioneve dhe qytetarëve për rritjen e shkallës së vaksinimit. Çdo fëmijë i vaksinuar është një jetë më shumë e mbrojtur dhe një hap më afër ndërprerjes definitive të përhapjes së fruthit. “Vaksinimi i rregullt + catch-up = më shumë fëmijë të mbrojtur!”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Reklamë e Sponsorizuar
Ky artikull është përgatitur dhe verifikuar nga redaksia e Lajmet e Reja. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Reklamë e Sponsorizuar
Shpërndaj këtë lajm:
Hapësirë Reklamuese
Më Shumë Lajme në Telegram

Ndiqni kanalin tonë për njoftime të shpejta të lajmeve më të rëndësishme në kohë reale.

Bashkohu Tani
Reklamë
Privatësia dhe Cookies

Ne përdorim cookies dhe teknologji të palëve të treta (si Google AdSense) për të analizuar trafikun dhe për të personalizuar përmbajtjen dhe reklamat. Duke vazhduar navigimin, ju pranoni përdorimin e tyre. Lexoni më shumë në Politikën e Privatësisë.

Reklamë e Sponsorizuar